Kryeministri izraelit urdhëron sulme “të menjëhershme dhe të fuqishme” në Gaza pavarësisht armëpushimit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar ushtrinë izraelite të nisë “sulme të menjëhershme dhe të fuqishme” në Rripin e Gazës, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit, transmeton Anadolu.
Siç njofton zyra e kryeministrit izraelit, e cituar nga e përditshmja Yedioth Ahronoth, Netanyahu ka udhëzuar ushtrinë të kryejë menjëherë sulme të fuqishme në Rripin e Gazës, pas konsultimeve për sigurinë.
Një marrëveshje e armëpushimit ka qenë në fuqi në Gaza që nga 10 tetori sipas planit 20-pikësh të presidentit amerikan, Donald Trump.


