Kryeministri çek Fiala: Kremlini më nuk do të mund të na shantazojë
Përmes ndërtimit dhe rritjes së kapaciteteve për furnizimin me naftë në Çeki përmes naftovodit Transalpski (TAL) nga Italia, Çekia ka përfunduar nevojën e saj për importimin e naftës ruse, tha kryeministri çek Petr Fiala.
Që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, Çekia ka punuar për diversifikimin e rrugëve të furnizimit për të mos varur nga nafta ruse, shkruan reuters.
Marrëveshja për zgjerimin e naftovodit u nënshkrua në maj të vitit 2023, më shumë se një vit pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë, që çoi në sanksione ndaj energjisë ruse.
Nuk ka më as kontrata direkte midis Çekisë dhe furnizuesve rusë. Tani, pasi TAL ka kapacitetet për të përmbushur të gjitha nevojat e Çekisë për naftë, ky vend nuk ka nevojë të mbështetet më në naftovodin Družba nga lindja, i cili dikur furnizonte gjysmën e nevojave të saj për energji.
“Kjo është një moment kyç për Çekinë. Rusia nuk mund të na shantazhojë më dhe kemi garanci që do të furnizohemi plotësisht me naftë nga perëndimi”, tha Fiala.
TAL furnizon naftë nga porti italian Trieste në jug të Gjermanisë, ku lidhet me naftovodin IKL deri në Çeki.
Me zgjerimin, kapaciteti i naftës për Çekinë, anëtare të BE-së dhe NATO-s, është dyfishuar në tetë milionë tonë në vit.
Çekia është furnizuar me naftë ruse përmes Druzbes për 60 vjet. TAL, i cili funksionon që nga viti 1967, është në pronësi të një konsorciumi prej tetë kompanish naftë, përfshirë Mero dhe gjigantët globalë Shell, Eni dhe ExxonMobil.