Kryeministri Albin Kurti prezanton armatimin e ri turk, Serbia në panik!

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se sot Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank OMTAS, në kuadër të kontratës me prodhuesin shtetëror turk Roketsan.
“Sot pranuam dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank OMTAS, të kontraktuara me prodhuesin shtetëror turk Roketsan në dhjetor të vitit 2023”, ka deklaruar Maqedonci.
Sipas tij, OMTAS është një sistem modern raketor anti-tank me rreze të mesme veprimi, i projektuar për të përballuar kërcënimet bashkëkohore ushtarake. “OMTAS (Orta Menzilli Tanksavar Silah) është një sistem modern raketor anti-tank me rreze të mesme veprimi, i zhvilluar për të neutralizuar mjete të blinduara moderne, përfshirë tanke me mbrojtje reaktive, si dhe fortifikata mbrojtëse ushtarake”, theksoi ministri.
Maqedonci shtoi se furnizimi me këto sisteme synon rritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe fleksibilitetit operacional të ushtrisë së Kosovës. “Rritja e llojllojshmërisë dhe sasisë së sistemeve raketore anti-tank për ushtrinë tonë ka për qëllim mbulimin e distancave të ndryshme të veprimit, terreneve dhe skenarëve të kërcënimit, duke rritur fleksibilitetin operacional”, u shpreh ai.
Ky zhvillim vlerësohet si pjesë e procesit të vazhdueshëm të modernizimit dhe fuqizimit të kapaciteteve të mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

