Kryediplomati turk takon shefen e politikës së jashtme të BE-së

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, është takuar në Bruksel me shefen e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas, transmeton Anadolu.
Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi për takimin në platformën turke NSosyal, por nuk zbuloi informacione të mëtejshme rreth takimit.
Takimi vjen në kuadër të vizitës së ministrit Fidan në Bruksel në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm të vendeve të NATO-s.



