Kryediplomati turk Fidan takon ambasadorin e SHBA-së në Ankara

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan priti sot në kryeqytetin turk ambasadorin e SHBA-së në Ankara dhe të dërguarin special për Sirinë, Tom Barrack, transmeton Anadolu.
Fidan dhe Barrack zhvilluan një takim në Ankara, thanë burime nga Ministria e Jashtme turke, pa dhënë detaje të mëtejshme.



