Kryediplomati turk: Duhet të jemi realistë lidhur me dëshirën e Ukrainës për anëtarësim në NATO

Lidhur me qasjen e Turqisë për anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha “Duhet të jemi shumë realistë lidhur me dëshirën e tyre për t’u bërë anëtare e NATO-s”, transmeton Anadolu.

Fidan bëri vlerësime lidhur me ngjarjet aktuale për televizionin Bloomberg, institucionin e lajmeve me qendër në SHBA.

I pyetur nëse Trump do të ndryshojë apo jo qasjen e SHBA-së për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, Fidan deklaroi: “Nuk jam i sigurt nëse edhe administrata e mëparshme ishte apo jo në favor të anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Kështu që nuk mendoj se ka një politikë të re për këtë çështje”.

Lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO, Fidan tha se këtë çështje e kanë diskutuar me partnerët evropianë dhe miqtë ukrainas dhe se duhet të kuptohet se Ukraina e kërkon këtë jo vetëm për hir të anëtarësimit në NATO, por edhe për të garantuar sigurinë e vendit të saj.

Lidhur me qasjen e Türkiye për anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO, Fidan tha: “Ne nuk themi gjë për dëshirën e tyre për t’u bërë anëtare e NATO-s, por duhet të jemi shumë realistë. Ky është qëndrimi ynë zyrtar të cilin e ka shpallur edhe presidenti ynë (Recep Tayyip Erdoğan)”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button