Kryediplomati turk dhe homologu i tij kuvajtian diskutojnë për situatën rajonale

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan zhvilloi bisedë telefonike me homologun nga Kuvajti, Jarrah Al-Ahmad Al-Sabah me të cilin diskutoi mbi zhvillimet rajonale dhe armëpushimin e përkohshëm, raporton Anadolu.
Sipas burimeve të Ministrisë së Jashtme turke, të dy ministrat folën sot ndërsa u përqendruan në situatën e fundit në rajon.
Bisedat mbuluan gjithashtu zhvillimet e fundit në lidhje me armëpushimin e përkohshëm, shtuan burimet.



