Kryebashkiaku i qytetit francez Nice heq flamujt izraelitë nga bashkia pas urdhrit të gjykatës

Një gjykata franceze ka urdhëruar kryebashkiakun e qytetit Nice, Christian Estrosi, të heq flamujt izraelitë nga bashkia, transmeton Anadolu.
“Pas referimit nga individë privat, gjyqtari i përkohshëm i Gjykatës Administrative të qytetit Nice pezulloi refuzimin e kryebashkiakut për të hequr flamujt izraelitë të ngritur në fasadën e bashkisë dhe e urdhëroi atë t’i heq brenda pesë ditëve”, thotë urdhri i gjykatës.
Gjykata franceze vendosi që shfaqja e flamurit nuk mund të shihet vetëm si një “simbol i mbështetjes për pengjet izraelite të mbajtura nga Hamasi”, por edhe si “mbështetje për shtetin izraelit dhe në këtë mënyrë si shprehje e mendimit politik”.
Pas vendimit, siç raportojnë mediat lokale, kryebashkiaku Estrosi i qytetit të dytë më të madh francez në bregdetin e Mesdheut, hoqi flamujt që valëvitnin që nga sulmet e Hamasit në Izrael më 7 tetor të vitit 2023.