Kroaci, arrestohet një person për zjarrin në ndërtesën “Vjesnik” në Zagreb

Policia e Zagrebit arrestoi një të ri i cili po hetohet për zjarrin që shpërtheu në rrokaqiellin “Vjesnik” të hënën në mbrëmje, raporton Anadolu.

“Konfirmojmë se hetimi i mëparshëm penal përfshinte disa të rinj, njëri prej të cilëve u arrestua dhe po hetohet”, tha sot Departamenti i policisë së Zagrebit.

Më tej thuhet se që nga momenti që mësuan për zjarrin në ndërtesën e zyrave të “Vjesnik”-ut, krahas sigurimit të vendit të ngjarjes dhe marrjes së masave për sigurinë e qytetarëve, policia filloi hetim penal.

“Në fazën fillestare të hetimit, me rëndësi të madhe është që urgjentisht dhe pa pengesa të mblidhen informacione nga të gjithë personat që mund t’i ofrojnë policisë informacione të dobishme lidhur me ngjarjen dhe se është një rrethanë rënduese kur informacioni dhe njohuritë bëhen publike”, tha Departamenti i policisë.

Disa media lokale raportuan të mërkurën se policia ka marrë në pyetje dy të rinj me dyshimin se mund të kishin dijeni për zjarrin.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button