Kreu i OBSH-së thotë se shumë pak vende janë të gatshme të pranojnë pacientët e evakuuar nga Gaza

OBSH ka bërë thirrje për evakuimin e 15,000 personave nga Gaza, të cilët, sipas saj, kanë nevojë për trajtim të specializuar mjekësor jashtë vendit, përfshirë 3,800 fëmijë, raporton Al Jazeera, përcjell alfax.mk.
“Problemi urgjent me të cilin përballemi është se shumë pak vende janë të gatshme t’i pranojnë” pacientët, shkroi në X kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Ne u bëjmë thirrje vendeve të hapin dyert për këta pacientë rëndë të sëmurë,” tha ai, duke shtuar se 700 prej tyre, përfshirë 140 fëmijë, kanë vdekur duke pritur për evakuim.
Ghebreyesus gjithashtu i bëri thirrje Izraelit të lejojë pacientët nga Gaza të marrin kujdes mjekësor në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerusalemin Lindor, “ku spitalet më afër shtëpisë mund të trajtojnë shumë prej tyre.”
.@WHO is doing all we can to alleviate suffering, and evacuate those who need urgent medical care outside Gaza.
The urgent problem we face is that too few countries are willing to receive them.
We call for countries to open their arms to these critically ill patients.
We call… pic.twitter.com/zAlknjHPj4
— Tedros Adhanom Ghebreyesus (@DrTedros) September 13, 2025



