Kreu i Alternativës Zeqirija Ibrahimi takohet me ambasadorin e BE-së në Shkup, Mihalis Rokas
Kryetari i Alternativës Zeqirija Ibrahimi njoftoi se ka relizuar një takim me ambasadorin e BE-së në Shkup, Mihalis Rokas.
“Sot, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Amir Elezi, prita në zyrat e Alternativës ambasadorin e BE-së, Shkëlqesinë e Tij, z. Mihalis Rokas. E informova për angazhimet tona në qeveri si pjesë e koalicionit VLEN, reformat, transparencën dhe përkushtimin tonë ndaj integrimit evropian, ku udhëheqim resorin për Eurointegrime.
Ambasadori Rokas rikonfirmoi mbështetjen e tij për rrugën integruese dhe u zotua për ndihmë të vazhdueshme”, ka shkruar Ibrahimi.