Kremlini reagon për herë të parë ndaj urdhrit të Trump për lëvizjen e nëndetëseve bërthamore

Kremlini ka minimizuar urdhrin e presidentit amerikan, Donald Trump, për të afruar dy nëndetëse bërthamore pranë kufijve të Rusisë, duke deklaruar se Moska nuk dëshiron të përfshihet në polemika rreth kësaj çështjeje.

Në reagimin e parë zyrtar pas deklaratave të Trump, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se nëndetëset amerikane ishin gjithsesi në detyrë luftarake dhe hodhi poshtë idenë se ka ndodhur një përshkallëzim.

“Po diskutohen çështje shumë komplekse dhe shumë të ndjeshme, të cilat, sigurisht, i perceptojnë shumë emocionalisht”, tha Peskov – megjithëse shtoi se të gjithë duhet të jenë “shumë të kujdesshëm” me retorikën bërthamore.
Lëvizja e Trump, e bërë publike ditë më parë, ka ngjallur reagime të ndryshme në arenën ndërkombëtare, ndërsa Moska ka zgjedhur një ton më të përmbajtur në përgjigjen e saj.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button