Kremlini: Lufta në Iran ka rritur kërkesën për energji ruse

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar këtë të premte se lufta në Iran ka shkaktuar një rritje të ndjeshme të kërkesës për energji ruse.

“Po shohim një rritje të ndjeshme të kërkesës për energji ruse për shkak të luftës në Iran. Rusia ka qenë dhe mbetet një furnizuese e besueshme si e naftës ashtu edhe e gazit – si e gazit të tubacioneve ashtu edhe e gazit natyror të lëngshëm. Ajo gjithashtu mbetet e aftë të garantojë vazhdimësinë e të gjitha furnizimeve të kontraktuara”, tha Peskov.

Komentet e tij erdhën pasi Shtetet e Bashkuara të enjten i dhanë Indisë një përjashtim 30-ditor për të blerë naftë ruse që aktualisht është bllokuar në det, ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme vazhdon të prishë tregun e energjisë.

Përpara konfliktit me Iranin, SHBA-të reaguan ndaj Indisë për vazhdimin e blerjes së naftës së Rusisë e cila ndihmon në financimin e përpjekjeve të luftës së Kremlinit në Ukrainë. SHBA më pas vendosi tarifa ndëshkuese ndaj vendit.

Peskov tha se blerës si India dhe Kina udhëhiqen nga interesi i tyre kombëtar.

“Ne vazhdojmë bashkëpunimin tonë, duke përfshirë energjinë dhe tregtinë e energjisë, si me Indinë ashtu edhe me Kinën”, tha ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button