KQZ shpalli rezultatet përfundimtare, LVV merr 42.30%, PDK – 20.95%, LDK – 18.27%

Pas më shumë se një muaj nga përfundimi i zgjedhjeve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi ka thënë se procesi i numërimit ka qenë transparent.

Ai ka thënë se institucionet kanë filluar hetimet për vonesat që kanë përcjellë procesin e shpalljes së rezultateve përfundimtare.

Radoniqi tha se numri i votuesve në zgjedhje ishte 966,283 ose 46.54 për qind, vota të vlefshme 938,010, vota të pavlefshme 27,433 dhe vota të dëmtuara 2,964.

“VV 369.687 vota apo 42.30 për qind, PDK 196.474 ose 20.95 për qind, LDK 171.357 vota apo 18.27 për qind, AAK-NISMA 66.256 vota apo 7.06 për qind, Lista Serbe 39.915 apo 4.26 për qind, Koalicioni për Familje 20023 apo 2.13 për qind”, ka thënë Radoniqi.

Ai tha se nuk ka cenim të votës në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Sipas ulëseve, VV ka 48, PDK 24, LDK 20, Lista Serbe 9, AAK-NISMA 8, KDTP 2, Iniciativa e re e Demokratike e Kosovës 1, Za Slobodu Pravdu i Opstanak 1 ulëse, Partia Liberale Egjiptiane 1, Jedinstvena Goranska Partia 1, Nova Demokratska Stranka 1, Sociajaldemokratska Unija 1, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës 1 ulëse, Koalicioni Vakat 1 ulëse, Partia e Ashkalinjve për Integrim 1 ulëse.

Kandidati për kryeministër nga VV-ja, Albin Kurti del kandidati më votuar në zgjedhje me 337.791 vota.

Me ligjet e Kosovës, brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve, presidentja e vendit duhet të thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës. Nëse zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët, atëherë Vjosa Osmani duhet të kërkojë nga partia fituese, LVV-ja në këtë rast, që të propozojë mandatarin për formimin e Qeverisë.

Ndarja e mandateve

LVV – 48 mandate

PDK – 20.95% – 24 mandate

LDK – 18.27% – 20 mandate

AAK NISMA- 7.06% – 8 mandate

Lista Serbe – 4.26% – 9 mandate

Partia serbe LDM – 1 mandat.

Partitë joserbe – 10 MANDATE

Për të pasur shumicën, nevojiten së paku 61 deputetë në Kuvendin me 120 ulëse të Kosovës. /Telegrafi/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button