Kovaçevski: Qëndrimi i ambasadorit Kopp është i mirë, por nëse dikush është nën presion ta thotë me emër dhe mbiemër

“Qëndrimi i ambasadorit Kop është në rregull, por nëse dikush ka presion, duhet ta thotë me emër dhe mbiemër”. Kështu tha kryeministri Dimitar Kovaçevski për deklaratën e ambasadorit të Holandës Dirk Jan Kop, që ndikimi politik ndaj kryetares së Gjykatës Supreme është i pa pranueshëm.
“Nuk e kam takuar asnjëherë kryetaren e Gjykatës Supreme në kapacitetin e veprimtarisë së saj, sepse pushtetet janë të ndara dhe nëse kushdo qoftë do të ishte nën presion do duhej ta thotë me emër dhe mbiemër. Është në rregull qëndrimi i ambasadorit, megjithatë mendoj se nëse ka presion atë duhet ta thotë”, deklaroi Kovaçevski.



