Kovaçevski: Pjesëmarrja në Qeverinë teknike është obligim ligjor

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se është obligim i të gjitha partive politike që të marrin pjesë në një qeveri që duhet t’i organizojë zgjedhjet në nivel teknik, duke theksuar se sipas ligjit, të gjitha partitë duhet të delegojnë përfaqësuesit e tyre në qeverinë teknike që do të punojë për 100 ditë.
“Qeveria teknike është detyrim ligjor, ashtu siç është detyrim ligjor që unë të jap dorëheqjen 100 ditë para zgjedhjeve, me të cilën praktikisht është dorëhequr e gjithë qeveria. Është detyrë e të gjitha partive politike të marrin pjesë në një qeveri që në nivel teknik duhet t’i organizojë zgjedhjet. Me këtë do të kemi një proces demokratik që nuk do të ketë asnjë të metë dhe mendoj se të gjitha palët në përputhje me ligjin duhet t’i delegojnë përfaqësuesit e tyre në qeverinë teknike që punon 100 ditë, theksoi Kovaçevski, duke iu përgjigjur një gazetari.
Kryeministri Kovaçevski as sot nuk ka dashur të përgjigjet nëse vendin vakant në KSHZ do ta fitojë BESA apo Aleanca.



