Kovaçevski nis bisedimet për një front të gjerë evropian

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, do të formojë një grup punues dhe do të bisedojë me të gjitha subjektet politike, organizatat joqeveritare, shoqatat qytetare, aktivistët, të gjithë ata që e mbështesin rrugën evropiane dhe që e shohin të ardhmen e vendit si anëtare e plotë e Unioni, për t’u bashkuar në një bashkëpunim të përbashkët rreth arritjes së qëllimit strategjik: anëtarësimit në BE.

Këtë autorizim Bordi Qendror i LSDM-së mbrëmë ia ka dhënë kryetarit të partisë Dimitar Kovaçevski, siç është paralajmëruar, bazuar në iniciativën për një front të gjerë evropian.

Meqënëse kryetari aktual i Kuvendit, Talat Xhaferi, do të jetë në krye të qeverisë teknike nga 28 janari, kryetari i LSDM-së ka përcaktuar deputetin aktual dhe koordinatorin e grupit Parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski si kandidat të socialdemokratëve për kryetar të Kuvendit deri në përfundimin e mandatit të përbërjes aktuale parlamentare. Partia përcaktoi rregulloren, afatet dhe procedurën, mënyrën dhe kriteret për përcaktimin e kandidatit të LSDM-së për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, si dhe për përcaktimin e kandidatëve për deputetë, si dhe vendimin për thirrjen e dy kongreseve të veçanta në të cilat do të përcaktohen kandidaturat.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button