Kosovë: Tensione mes kryetarëve në mbledhjen e Asociacionit të Komunave

Mbledhja e Asociacionit të Komunave të Kosovës është përcjellë me tensione në mes të disa kryetarëve të komunave.

Në videon e publikuar kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, ai i Kamenicës, Kadri Rrahimaj dhe Qemajl Aliu i Shtimes shihen në një tollovi bashkë me disa kryetarë të tjerë.

Lidhur me incidentin ka bërë reagim kreu i Kamenicës, Kadri Rrahmiaj, duke pretenduar se në Kuvend u tentua t’i mohohet e drejta e VV-së për të pasur anëtar Bordi në AKK dhe mosanëtarësimi i Komunave Veriore të Kosovës në AKK.

Postimi i tij i plotë:

-Asociacioni i Komunave të Kosovës nën degradim total

Kur mungojnë argumentet, fillojnë të vënë në shprehje edhe forcën. Prandaj, nuk thërrasin as një media për të përcjellur Kuvendin e AKK-së.

Në kuvendin vjetor të këtij organi, u tentua të kontrabandohen procese të rëndësishme si:

1. Mungesa e transparencës,
1. Mos anëtarësimi i Komunave të Veriut të Kosovës në AKK,
2. Mohimi i të drejtës për anëtar të bordit nga radhët e LVV-së.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button