Kosovë, bastisje në Zubin Potok dhe Zveçan

Prokuroria Speciale e Kosovës është duke zhvilluar një operacion policor në Komunën e Zubin Potokut dhe të Zveçanit, transmeton Anadolu.

Prokuroria nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se hetuesit policor nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, janë duke e zbatuar një urdhër të Gjykatës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, për të kryer bastisje në nëntë lokacione, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale.

Sipas Prokurorisë bëhet fjalë për veprat “Rrezikim i personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to; vrasje të rëndë, sulm ndaj personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

“Operacioni po mbështetet edhe nga njësi të tjera relevante të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale njoftoi se bashkë me Policinë e Kosovës është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, ndërsa shtoi se publiku do të njoftohet me detaje pas përfundimit të operacionit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button