Kosovë, arrestohet një shtetas i Serbisë i cili sulmoi zyrtarët policorë në Jarinjë

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare të Kosovës me Serbinë, në Jarinjë, pasi kishte sulmuar zyrtarët policorë.
Policia e Kosovës njoftoi se shkak për arrestimin e shtetasit serb ishte se ai kishte sulmuar zyrtarët policorë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti ka sulmuar zyrtarët policorë. Një zyrtar policor ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Policia bëri të ditur se procedurat ligjore lidhur me rastin janë duke vijuar.