Kosova dominon në pjesën e parë ndaj Turqisë

Përfaqësuesja e Kosovës po luan baraz me rezultat 0-0 në shtëpi ndaj Turqisë pas pjesës së parë në ndeshjen finale të playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës.

‘Dardanët’ ishin shumë të mirë në këtë pjesë duke dominuar kundërshtarin dhe duke mos lejuar shumë hapësira për të rrezikuar portën e Aro Muric.

Shenjat e para në këtë ndeshje Kosova i dha në minutën e 21-të ku pas një aksioni të bukur topi i dhuruar në zonë nga Veldin Hoxha u bllokua nga mbrojtësit turq.

Rasti më serioz për gol erdhi në minutën e 28-të kur Fisnik Asllani me një super goditje arriti ta godasë shtyllën, ndërsa nga topi i kthyer Vedat Muriqi nuk ia doli ta çojë topin në rrjetë.

Në përgjithësi pra Kosova pati disa dalje tejet të rrezikshme në sulm, por ishte e pafat për të gjetur golin.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button