Kosova dhe Panamaja heqin vizat për pasaportat diplomatike dhe zyrtare

Kosova dhe Panamaja kanë arritur marrëveshje për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike dhe zyrtare dhe kanë nisur diskutimet për liberalizimin edhe për pasaportat e rregullta.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë nëpërmjet një njoftimi për media ka vlerësuar se me këtë marrëveshje dy vendet kanë shënuar një hap të rëndësishëm drejt thellimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe ministri i Punëve të Jashtme në detyrë i Republikës së Panamasë, Carlos A. Hoyos, në një ceremoni zyrtare që rikonfirmoi përkushtimin e të dy vendeve për avancimin e bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjeve diplomatike.

Gjatë takimit dypalësh që i parapriu nënshkrimit, palët diskutuan për nisjen e procedurave drejt heqjes së vizave edhe për mbajtësit e pasaportave të rregullta si dhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë, përfshirë sigurinë, arsimin e lartë dhe turizmin.

Po ashtu, u dakordua që raundi i ardhshëm i konsultimeve politike ndërmjet dy ministrive, në nivel të zëvendësministrave të mbahet në Prishtinë në fund të vitit 2026. /TRT Balkan/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button