Kos përgëzon Murtezanin për progresin në reformat

Ministri i Çështjeve Europiane, Orhan Murtezani, ka zhvilluar sot një takim dypalësh me Komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos, para fillimit zyrtar të Samitit për Planin për Rritje që po mbahet në Shkup.
“Murtezani bëri të ditur se në takim është diskutuar hapur dhe drejtpërdrejt mbi rezultatet e arritura nga Maqedonia e Veriut në implementimin e Planit për Rritje dhe Agjendës reformuese, si dhe për hapat konkretë që do të çojnë drejt hapjes së klasterit të parë “Vlerat Fundamentale”.
“Komisionerja i njeh përpjekjet tona dhe na dha mbështetjen e saj për të vazhduar me të njëjtën vendosmëri”, theksoi Murtezani, duke shtuar se qeveria mbetet e përkushtuar për zhbllokimin e procesit integrues dhe përparimin drejt anëtarësimit në BE.
Ai riafirmoi që kjo çështje mbetet prioritet strategjik më i lartë dhe se institucionet janë të angazhuara me seriozitet dhe përgjegjësi për ta çuar përpara procesin e integrimit europian”, thuhet në komunikatën e koalicionit VLEN.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button