Korridori 8/ Hekurudhë e re Shkup-Kërçovë

Qeveria vendosi fillimin e përgatitjeve për rikonstruimin e tërësishëm të hekurudhës Shkup-Kërçovë. Hekurudha është pjesë e Korridorit 8 por ajo për momentin është në gjendje të keqe dhe është e pamundur që të përdoret nga trenat. Ndërtimi i ri do të bëhet në vendin e hekurudhës së ekzistuese. Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski thotë se fillimisht duhet të bëhen studimet e nevojshme dhe pai të përfundojë ajo fazë, ndërtimi pritet të zgjasë dy deri në dy vjet e gjysmë.

“Meqë bëhet fjalë për Korridorin 8, ne duhet t’i respektojmë rregullat evropiane. Duhet të përgatitet studimi më i lartë ekologjik, vеçanërisht për shkak se një pjesë është e zonë e mbrojtur, dhe varësisht atij studimi, ne do të dimë sa do të kushtojë. Unë kam një shumë indikativë për momentin e ajo është që Shkupi deri në Gostivar, të jetë diku mbi 4 milion euro për kilometër. Sigurisht, asnjë metër nuk do të mbetet nga kjo hekurudhë, do të jetë plotësisht e re, me sinjalizim dhe elektrifikim, por është gjë e mirë që s’do të kemi çështje pronërose juridike për të zgjidhur”, tha Aleksandar Nikollovski, Ministër i Transportit.

Ministri Nikollovski tha se njëkohësisht me intensitet serioz zhvillohen punimet në autostradën Tetovë-Gostivar, pjesë e Korridorit 8 dhe ai do të jetë gati deri në vitin 2027. Nikollovski sqaron dhe pjesën tjetër të ndërtimeve.

“Në pjesën Gostivar-Bukојçan u sigurova nga realizuesi se me fillimin e sezonit ndërtimore në mars të vitit 2026, do të fillojnë të punojnë edhe nga ana tjetër, nga Kërçova. Për herë të parë në historinë e shtetit një autostradë do të ndërtohet nga të dy anët gjë që seriozisht do ta rrisë dinamikën e ndërtimit. Nëse fillimisht planifikohej të përfundojë në fund të vitit 2029, tani presim të përfundojë në fund të vitit 2028”, u shpreh Aleksandar Nikollovski, Ministër i Transportit.

Ajo që mbetet për t’u bërë është thirrja për ofertën financiare për lidhjen Ohër-Kërçovë dhe Bukojçan-Gostivar, 11 km, që mund të fillojë ndërtimi në vjeshtë.

“Kjo d.m.th. që nga Shkupi, përmes Tetovës, Gostivarit, Kërcovës deri në Strugë dhe Ohër do të kemi autostradë deri në vitin 2028”, theksoi Aleksandar Nikollovski, Ministër i Transportit./ Alsat.mk

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button