Koreja e Veriut: Seuli dhe Uashingtoni do të paguajnë një çmim të lartë për manovrat

Koreja e Veriut ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut se do të paguajnë një çmim të rëndë për mbajtjen e stërvitjeve vjetore ushtarake pranverore.

Ministria e Mbrojtjes e Phenianit i përshkroi stërvitjet 11-ditore si një kërcënim që do të përballet me përgjigjen e duhur.

Megjithatë, ai nuk ka specifikuar se çfarë kundërmasash do të ndërmerren.

Nga ana e saj, Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut ka paralajmëruar regjimin e izoluar të Veriut kundër përfshirjes në “provokime të drejtpërdrejta”.

Sipas Koresë së Jugut, mbrojtja kundër kërcënimeve bërthamore nga Koreja e Veriut do të jetë një element qendror i stërvitjeve përgatitore, të cilat përfshijnë simulime kompjuterike dhe seanca stërvitore në terren./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button