Kore e Jugut, sindikatat e punës tubohen në Seul për kushte më të mira pune

Sindikatat e punës së Koresë së Jugut, të udhëhequra nga Konfederata Koreane e Sindikatave, kanë mbajtur një grevë të përgjithshme jashtë ndërtesës së Asamblesë Kombëtare në Seul, raporton Anadolu.
Duke sfiduar shiun e rrëmbyeshëm, protestuesit u mblodhën për të kërkuar kushte më të mira të punës, siguri më të madhe në punë dhe paga më të larta.
Ata kërkuan nga qeveria të ndërmarrë veprime të menjëhershme, duke bërë thirrje për reforma në punë me anë të të cilave do t’u jepet përparësi të drejtave dhe mjeteve të jetesës së punëtorëve.