Kontrollohen tri lokacione në veri të MIitrovicës, gjendet armatim – arrestohet një i dyshuar

Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim me Policinë e Kosovës realizuar urdhër kontroll në tri lokacione në Mitrovicën Veriore, ku në njërin nga lokacionet është gjetur dhe sekuestruar sasi armatimi.

Sipas njoftimit, janë sekuestruar pjesë të ndryshme të armëve dhe makina që janë përdorur në ndërhyrje në armë, shkruan Telegrafi.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik që në koordinim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë kundër Krimit të Organizuar në Prishtinë, me urdhër të gjykatës, kanë realizuar urdhër kontroll në tri lokacione, me ç`rast në njërin nga lokacionet në Mitrovicën e Veriut janë gjetur dhe sekuestruar sasi armatimi, pjesë të ndryshme të armëve, makina që janë përdorur në ndërhyrje në armë”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se një i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për kryerjen e dy veprave penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button