“Kontradikta e mëdha” nga SHBA dhe Izraeli për propozimin e fundit të armëpushimit

Ndërsa Biden foli për tërheqjen e Izraelit nga zonat më të populluara të Gazës, Abdullah al-Arian, profesor i historisë në Universitetin Georgetoën, Katar, thotë se nuk dihet nëse ka një pranim nga SHBA se Izraeli do të vazhdojë të pushtojë pjesë të Gazës edhe pas arritjes së armëpushimit.

“Unë mendoj se kjo është një pikë e madhe pengese dhe një pikë që palestinezët e kanë refuzuar vazhdimisht që çdo pjesë e Gazës të mbetet e pushtuar”, tha ai për Al Jazeera.

“Ka një kontradiktë të madhe këtu dhe fakti që të dyja palët, amerikane dhe izraelite, kanë thënë nga njëra anë, se nuk duan një të ardhme në Gaza, në të cilën Hamasit do të ishte ndonjë lloj roli politik”. ka thënë ai.

“Në të njëjtën kohë, kjo është një marrëveshje që do të duhej të arrihet përmes negociatave me Hamasin, pra, si e bëni këtë? Si t’i eliminoni si forcë politike dhe në të njëjtën kohë të arrini një zgjidhje me negocim që është dakord nga të gjitha palët?”, ka thënë al-Arian.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button