Konflikti në lindje të RD të Kongos, për dy muaj humbën jetën mbi 8.500 persona

Të paktën 8.530 persona janë vrarë në konfliktin që ka vazhduar që nga fillimi i vitit në rajonin Kivu Verior në lindje të Republikës Demokratike të Kongos (RDK), transmeton Anadolu.

Ministri i Shëndetësisë i RD të Kongos, Samuel Roger Kamba Mulamba tha se 8.530 persona humbën jetën që nga fillimi i vitit në përleshjet në kryeqyteti i Kivu-s Veriore, Goma, i cili ndodhet nën kontrollin e grupit rebel të Lëvizjes së 23 Marsit (M23).

Mulamba thekson se në përleshje u plagosën rreth 5.600 persona dhe se shumë spitale në rajon nuk janë në gjendje të ofrojnë shërbim për shkak të përleshjeve.

Konflikti në RD të Kongos

Në përleshjet që vazhduan që nga fillimi i vitit, anëtarët e “M23” morën kontrollin e kryeqytetit të rajonit Kivu Verior, Goma si dhe të kryeqytetit të provincës Kivu Jugor, Bukavu.

Që nga fillimi i vitit e deri më tani rreth 1 milion njerëz janë zhvendosur në lindje të RD të Kongos si pasojë e konfliktit.

OKB-ja dhe RD e Kongos akuzojnë Ruandën për mbështetje ndaj “M23” ndërsa kjo refuzon këto pretendime.

Pas rënies së marrëveshjes së paqes të nënshkruar nga vendet e rajonit më 23 mars 2009 për të garantuar sigurinë në lindje të RD të Kongos, grupi që u shfaq me emrin “Lëvizja e 23 Marsit” filloi të njihet si “M23”.

“M23” përbëhet kryesisht nga fisi Tutsi, pjesëtar i të cilit është edhe presidenti i Ruandës, Paul Kagame.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button