Konfiskohen dhe shkatërrohen 366 kilogramë mish dhe produkte të përpunuara mishi në një hotel në Ohër

Shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), gjatë një kontrolli të rregullt të kryer më 18 nëntor në Ohër, konfiskuan dhe asgjësuan ushqim të pasigurt (mish dhe produkte të përpunuara mishi) në sasi totale prej 366 kilogramësh.

Gjatë kontrollit, te ky operator ushqimi përveç ushqimit të pasigurt të gjetur, u konstatuan edhe parregullsi në lidhje me higjienën.

Për hedhjen në treg të ushqimit të pasigurt, operatorit iu shqiptua një gjobë prej 1000 eurosh në kundërvlerë denari dhe 400 euro në kundërvlerë denari për personin përgjegjës. në firmë. Gjithashtu, për parregullsitë e konstatuara në lidhje me higjienën, iu shqiptua një gjobë e të njëjtës shumë.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button