Konfirmon policia, ngjitëset me NMK për targat do të jenë falas

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar opinionin zyrtarisht se ngjitëset që do të vendosen në targat e makinave për të zëvendësuar shkurticën e shtetit MK me atë NMK, do të jenë falas. Kjo për shkak të obligimit për ndryshimin e emrit zyrtar pas Marrëveshjes së Prespës.
“Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se është marrë vendim që ngjitësit me etiketën NMK, të cilat do të duhet të ngjiten në targa të regjistrimit, do të jenë falas për qytetarët, përkatësisht do të jenë në përgjegjësi të Ministrisë. të Punëve të Brendshme”, njoftoi MPB.



