Konferencë rajonale për arsimin, Sulejmani thekson rëndësinë e reformave

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, ka marrë pjesë në Konferencën Rajonale “Ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore”, e organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Këshillin për Bashkëpunim Rajonal dhe Bankën Botërore.

Ai theksoi se kjo konferencë paraqet një ngjarje me rëndësi të veçantë për zhvillimin dhe modernizimin e arsimit të lartë në rajon, duke shërbyer si platformë për shkëmbimin e ideve, përvojave dhe praktikave më të mira mes institucioneve arsimore dhe politikëbërësve.

Në fokus të diskutimeve, sipas Sulejmanit, ishin forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar, rritja e mobilitetit të studentëve dhe stafit akademik, si dhe përmirësimi i cilësisë së arsimit të lartë në përputhje me standardet evropiane.

Ai shtoi se angazhimi i institucioneve mbetet i palëkundur për avancimin e reformave dhe për ta bërë arsimin e lartë më konkurrues, më të hapur dhe më të integruar në hapësirën evropiane të arsimit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button