Koncert në Gjermani në kujtim të fëmijëve të vrarë në Gaza

Muzikantë kanë dhënë një koncert muzike klasike në Berlin me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve, për të tërhequr vëmendjen mbi vuajtjet e fëmijëve të vrarë në luftën e Izraelit në Gaza, raporton Al Jazeera, përcjell alfax.mk.
Iniciativa “Music for Humanity”, që organizoi ngjarjen, tha se koncerti bamirës e shndërroi kryeqytetin gjerman në “një vend solidariteti, humanizmi dhe muzike”.
Koncerti përfshiu muzikantë profesionistë dhe amatorë që interpretonin muzikë klasike dhe muzikë tradicionale arabe, raportoi agjencia Anadolu.
Organizatorët kërkuan një armëpushim të menjëhershëm, mbrojtjen e fëmijëve dhe civilëve në Gaza, si dhe ndalimin e furnizimeve gjermane me armë për Izraelin.
Sipas UNICEF-it, më shumë se 50,000 fëmijë janë vrarë ose plagosur që nga fillimi i luftës në tetor 2023. Qindra mijëra fëmijë palestinezë vuajnë nga kequshqyerja e rëndë në Gaza.