Koncert mbështetës në Athinë për Flotiljen Globale “Sumud” për në Gaza

Në Athinë të dielën u mbajt një koncert për të mbështetur Flotiljen Globale “Sumud”, e cila u nis nga Spanja drejt Gazës për të thyer bllokadën izraelite, raporton Anadolu.
Eventi u organizua nga grupe të shoqërisë civile ku morën pjesë qytetarë që shprehën solidaritet me Palestinën.
Pjesëmarrësit valëvitën flamuj palestinezë dhe mbajtën banderola me mbishkrimin “Ndaloni gjenocidin, liri për Palestinën”.
Vullnetarët mblodhën furnizime ushqimore dhe higjienike, përfshirë miell, makarona, produkte të konservuara, formulë për foshnje dhe pelena, për t’u dërguar në Gaza.
Flotilja merr emrin nga “Sumud”, një koncept që u shfaq midis palestinezëve pas Luftës Gjashtëditore të vitit 1967 për të përshkruar qëndrueshmërinë dhe rezistencën jo të dhunshme përmes qëndrimit në tokën e tyre, mbajtjes gjallë të kulturës dhe ndërtimit të institucioneve alternative.
Në artin palestinez, shpesh simbolizohet nga pema e ullirit ose imazhi i një gruaje fshatare shtatzënë.