Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare
![](https://alfax.mk/wp-content/uploads/2025/02/rruge.jpg)
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte të dimrit, nëpër rrugë kryesisht të thata.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjaleve të vendosura të komunikacionit, e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.