Komuna e Tetovës: Qytetarët të paraqesin dëmet e shkaktuara nga vërshimet

Komuna e Tetovës njofton qytetarët se çdo ditë pune (E hënë – e premte) në zyrat e komunës do të mund të paraqesin dëmet e shkaktuar nga vërshimet.

“Bazuar në vendimet e Këshillit të Komunës së Tetovës nga mbledhja e mbajtur më 29.06.2024 që ka të bëjë me dëmet e shkaktuara nga stuhia që goditi komunën tonë, ju njoftojmë se të gjithë qytetarët që kanë dëme duke filluar nga dita e hënë (01.07.2024 deri e premte (05.07.204) mund të paraqesin kërkesë për vlerësim të dëmeve në pronat e tyre, si dhe në kulturat bujqësore në territorin e Komunës së Tetovës dhe t’i dorëzojnë të plotësuara në arkivin e komunës.

Për të kryer këtë proces, qytetarët duhet të sjellin me vete:

Fletëpronësinë ose dokumentacion tjetër që provon pronësinë e pronës së prekur

Fotografi të ndërtesës së dëmtuar

Kopje të kartës së identitetit

Kopje të llogarisë së transaksionit për dëmet e shkaktuara

Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të kërkesave nga Komisioni i përbërë për këtë qëllim, ato do të paraqiten për miratim në Këshillin e Komunës së Tetovës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.

Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të dorëzojnë të gjitha dokumentat e nevojshme të plotësuara në arkivin e komunës brenda afatit të caktuar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button