Komuna Beit Lahiya në veri të Gazës shpall qytetin “zonë fatkeqësie” dhe bën thirrje për ndihmë
Komuna Beit Lahiya në veri të Rripit të Gazës e shpalli qytetin “zonë fatkeqësie”, ku kriza humanitare po thellohet dita-ditës për shkak të okupimit, bllokadës dhe sulmeve intensive të Izraelit, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e nga komuna Beit Lahiya thuhet se qyteti po përballet me një fatkeqësi humanitare për shkak të sulmeve gjenocidale dhe bllokadës.
Më tej theksohet se Beit Lahiyas i mungojnë nevojat themelore si ushqimi, uji, spitali, ambulanca, mbrojtja civile, mjekë, shërbimet komunale dhe komunikimi.
“Për këto arsye ne e shpallim Beit Lahiyan ‘zonë fatkeqësie’ dhe bëjmë thirrje për ndihmë për të shpëtuar urgjentisht ata që mund të shpëtohen në qytetin që iu nënshtrua masakrës dhe gjenocidit”, thuhet në deklaratë.