Komploti i mafias shqiptare në Belgjikë, donin të vrisnin Prokurorin e Brukselit

Tetë persona janë arrestuar nga policia e Belgjikës pas kontrolleve në 18 lokacione.
Personat e arrestuar janë të lidhur me rrjete të organizuara të trafikut të drogës, të cilët po planifikonin të vrisnin Prokurorin e Përgjithshëm të Brukselit.
Sipas mediave të huaja, në korrik 2025 prokuroria u informua nga policia e Brukselit për një komplot që synonte vrasjen e Prokurorit Julien Moinil f.
“Të dyshuarit kryesorë duket se kanë një precedent të rëndë kriminal të lidhur me trafikun e organizuar të drogës dhe mund të jenë aktivë brenda mafias kriminale shqiptare”, tha prokurori belg.
Brukseli vitet e fundit është përfshirë nga dhuna e lidhur me bandat e drogës dhe zyrtarët kanë deklaruar se më shumë se 100 nga rrjetet kriminale më të rrezikshme të Evropës janë aktive në Belgjikë.
Shkurtin e kaluar, autoritetet u detyruan të mbyllnin disa stacione të metrosë në kryeqytet, ndërsa ndiqnin dy të dyshuar pas një incidenti me të shtëna të lidhur me trafikantë droge. /euronews/




