Kompanitë publike para kolapsit

4400 të punësuar në Postë, Hekurudhat e Maqedonisë dhe Hekurudhat e Maqedonisë – Transporti, mund të mos marrin pagë deri në fund të vitit, sepse menaxhmenti i mëparshëm i ka shpenzuar mjetet e planifikuara për punë të 12 muajve për 6. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski, i cili informoi se gjendja financiare në departamentin e tij është katastrofike. Por pavarësisht vrimës financiare, Nikollovski siguron se nuk do të lejojë që këta persona dhe familjet e tyre të mbeten pa të ardhura.
Përveç ndërmarrjeve publike, situata nuk ishte më e mirë edhe për ndërtimin e autostradave. Ai thotë se aty ka pasur dështime të plota dhe prandaj ka ftuar MPB-në që t’i shqyrtojë seriozisht këto raste. E njëjta situatë ka qenë edhe me hekurudhën, për të cilën pret reagim edhe nga Ministria e Brendshme.
Përkundër problemeve, Nikollovski paralajmëron projekte të reja. Ai thotë se do të punohet paralelisht sepse qytetarët prisnin zgjidhje, por duhej të kishte edhe projekte të reja.