Komiteti ndërkombëtar: AP-OKB të trajtojë sulmet izraelite ndaj flotiljes që shkon në Gaza

Një komitet ndërkombëtar i bëri thirrje të mërkurën Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të diskutojë mbi sulmet izraelite gjatë natës ndaj një flotiljes globale që shkon në Gaza, transmeton Anadolu.
“Nën dritën e sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që është duke u zhvilluar, ne u bëjmë thirrje të gjitha shteteve anëtare që t’i vendosin sulmet ndaj flotiljes në axhendën e Asamblesë dhe të miratojnë një rezolutë që adreson këto shkelje të rënda”, tha Komiteti ndërkombëtar për thyerjen e rrethimit të Gazës në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X.
Flotilja Globale “Sumud” raportoi të paktën 13 shpërthime rreth disa prej anijeve të saj në ujërat ndërkombëtare ndërsa theksoi se më shumë se 15 dronë fluturuan mbi njërën prej anijeve në rrugën e tyre për në Gaza për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të hequr bllokadën izraelite.



