Komiteti i Ministrave të KE i heq imunitetin Thorbjorn Jagland, përmendi Shqipërinë në dosjen Epstein

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm Thorbjorn Jagland pas një kërkese nga autoritetet norvegjeze për të ndjekur procedurat në lidhje me akuzat për korrupsion.
Një muaj më parë, u publikua edhe emaili që Jagland i kishte dërguar Jeffrey Epstein pas vizitës së tij në Tiranë në vitin 2012.
Në dokumentin që mban datën 25 maj 2012 Jagland shkruan: “Jeffrey, jo, nuk kam telefonuar ende. Kam qenë në Tiranë (Shqipëri), vajza të mrekullueshme. Do të shkoj në Jordani, Palestinë dhe Izrael. Kthehem të enjten”.
Epstein vrau veten në një qeli burgu në Nju Jork në gusht 2019, një muaj pasi u padit për akuza federale për trafikim seksual.



