Kolumbia do të marrë nën mbrojtje disa fëmijë të lënduar të Gazës

Kolumbia njoftoi se vendi do të marrë dhe do të ofrojë kujdes mjekësor disa nga mijëra fëmijë që janë plagosur në luftën në Rripin e Gazës midis Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas.

“Ne kemi marrë vendimin për të ofruar mbështetje humanitare për fëmijët nga Palestina, të cilët do të udhëtojnë me familjet e tyre në Kolumbi për të marrë trajtim mjekësor,” tha nënsekretarja për Çështjet Shumëpalëshe Elizabeth Taylor Jay pas një takimi me Presidentin Gustavo Peter në Stokholm.

Socialdemokrati Petro, i zgjedhur në vitin 2022 dhe presidenti i parë i Kolumbisë që i përket të majtës, ka kritikuar vazhdimisht luftën e zhvilluar nga ushtria izraelite kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button