Kolonët sionist djegin shtëpitë e palestinezëve në komunitetin beduin

Raportohet se kolonë izraelitë kanë djegur shtëpitë e disa palestinezëve në komunitetin beduin pranë fshatit Jabaa, në verilindje të Jerusalemit Lindor të pushtuar, raporton Al Jazeera, përcjell alfax.mk.

Sipas burimeve lokale, një grup kolonësh sulmuan shtëpitë e palestinezëve, i goditën ata dhe u vunë zjarrin disa prej banesave.

Burimet shtuan se komuniteti beduin në atë zonë është vazhdimisht nën sulme të kolonëve, të cilët veprojnë nën mbrojtjen e forcave izraelite.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button