Kolonët izraelitë plagosin dy aktivistë të huaj dhe dy palestinezë në një sulm në Bregun Perëndimor

Dy aktivistë të huaj dhe dy palestinezë u plagosën sot në një sulm nga kolonët e paligjshëm izraelitë në fshatin Qusra, në jug të Nablusit në Bregun Perëndimor verior, raporton Anadolu.

Burime lokale i thanë Anadolu-t se një grup kolonësh të paligjshëm sulmuan aktivistët e huaj që ishin të pranishëm në zonën Ras al-Ain të Qusra-s në solidaritet me banorët vendas.

Kolonët i rrahën aktivistët, duke iu shkaktuar lëndime midis tyre edhe banorëve palestinezë.

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës tha në një deklaratë se ekipet e saj trajtuan dy shtetas të huaj, një grua 71-vjeçare dhe një burrë 51-vjeçar, dhe i transportuan ata në një spital për trajtim. Deklarata nuk specifikoi kombësitë e tyre.

Shoqata më vonë tha se i dorëzoi dy aktivistët ekipeve mjekësore të urgjencës izraelite nga Magen David Adom.

Incidenti vjen mes sulmeve në rritje nga forcat dhe kolonët izraelitë në të gjithë Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor, që nga fillimi i luftës në Gaza më 8 tetor 2023. Operacionet kanë përfshirë vrasje, arrestime, dëmtime pronash, shembje shtëpish, zhvendosje dhe zgjerim të vendbanimeve.

Dhuna ka vrarë të paktën 1.117 palestinezë, ka plagosur rreth 11.500 dhe ka çuar në arrestimin e gati 22 mijë të tjerëve.

Palestinezët paralajmërojnë se veprimet mund t’i hapin rrugën Izraelit për të aneksuar zyrtarisht Bregun Perëndimor, duke i dhënë fund në mënyrë efektive mundësisë së krijimit të një shteti palestinez siç përcaktohet në rezolutat e Kombeve të Bashkuara.

Bashkësia ndërkombëtare dhe OKB-ja e konsiderojnë Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsit Lindor, një territor të pushtuar palestinez dhe i shohin vendbanimet izraelite atje si të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button