Kolonët ekstremist izraelitë sulmojnë një fshat në Bregun Perëndimor
Dhjetëra kolonë ekstremistë izraelitë e kanë sulmuar një fshat në Bregun Perëndimor duke ua vënë zjarrin shtëpive e automjeteve. Ministria palestineze e Shëndetësisë ka thënë se një person është vrarë.
Kolonët ekstremistë, disa prej tyre me maska, kanë hedhur gurë e koktej molotovi ndërsa kanë sulmuar fshatin Jit, ka ushtria izraelite.
Ministria palestineze ka thënë se një tjetër person është lënduar rëndë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se sulmet nga kolonët ekstremistë izraelitë janë “të papranueshme dhe duhet të ndalen”, raportoi BBC.