Kolla e keqe, rritet në 42 numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

Në Qendrën për Shëndet Publik – Shkup sot janë regjistruar më së shumti të infektuar me kollën e keqe.
Në Shkup janë regjistruar 7 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 42, raporton Alfax. Shumica e të infektuarve janë të pavaksinuar.
Siç bëhet me dije nga autoritetet, kontaktet më të afërta janë nën vëzhgim epidemiologjik, ndërsa në klasë kërkohen kartat e vaksinimit për të diagnostikuarit që shkojnë në shkollë.
Sipas pritshmërive të epidemiologëve, numri i të infektuarve pritet të rritet, sepse ka shumë që nuk janë ende të mbrojtur nga sëmundja.



