Kolla e keqe mbush llogaritë e laboratorëve privatë, në mes të epidemisë nuk ka teste shtetërore

Ndërsa fëmijët e shëndetshëm po nxitojnë të vaksinohen për t’u mbrojtur nga kolla e keqe, prindërit e fëmijëve të sëmurë, si dhe të rriturit që dyshojnë se mund të kenë marrë këtë sëmundje, po nxitojnë për t’u testuar. Kolla e keqe mbushi stacionet e vaksinimit, mbushi spitalet dhe në dy javët e fundit filloi të mbushë edhe xhepat e laboratorëve privatë, sepse rrallë mund të gjendet mundësia për një analizë në kurriz të shtetit, raporton Makfaks.

“Nuk ka termine për testim në llogari shtetërore. Nëpërmjet mjekut të familjes nuk mundëm të gjenim termin për analiza si të siguruar nga Fondi i Shëndetësisë, por mund të zgjidhnim se në cilin laborator privat ta bënim analizën. Paguam 1500 denarë dhe për 24 orë morëm rezultatin. Doli që testi ishte pozitiv”, thotë babai i një gjimnazisteje nga Shkupi me kollë të keqe.

I vetmi laborator shtetëror që bën analizat për bakterin Bordetella Pertussis, që shkakton kollën e keqe, është Instituti i Shëndetit Publik. Drejtori Shaban Memeti thotë se kanë analiza, por nuk thotë se sa.

“Analizat i kemi, testimi bëhet në laboratorin tonë. Pacientët që kanë simptoma duhet të vijnë tek ne. Nuk mund të them sa është numri i testeve që kemi, rëndësi ka që i kemi”, tha drejtori Memeti për Makfax.

Ai nuk tha as numrin e testeve të kollës së keqe të bëra deri më tani, ndonëse numri i rasteve të regjistruara pozitive është regjistruar në mënyrë të rregullt në raportet javore. Rasti i parë i këtij viti u regjistrua më 5 janar, ndërsa me 15 shkurt, kur u bë mbledhja e fundit, numri i rasteve të regjistruara me kollë të keqe ka shkuar në 39.

Prej tyre 22 raste janë regjistruar në laboratorë privatë dhe 17 në Institutin e Shëndetit Publik, pra më shumë se gjysma janë detektuar në laboratorë privat.

Brenda pak ditësh nga shpallja e epidemisë së kollës së mirë në Shkup, laboratorët u organizuan dhe u ofruan pacientëve teste PCR, të cilat përveç Bordetella pertussis të kollës së mirë zbulojnë edhe baktere të tjera. Për testim, varësisht nga pakoja e ofruar, tarifohen nga 800 denarë e lart varësisht nga pakoja e përzgjedhur.

Pacientët ankohen se janë vënë në të njëjtën situatë si për testimin e koronavirusit kur nuk ka pasur termine në laboratorët shtetërorë ose u është dashur të presin me ditë të tëra, ndaj janë detyruar të paguajnë analizën në laboratorë privatë.

Dhe atëherë, si tani me kollën e mirë, Instituti i Shëndetit Publik raportoi se shumica e rasteve pozitive u zbuluan në laboratorë privatë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button