Kocevski: Objekti nuk ka poseduar hidrant e as dalje emergjente, është kërkuar paraburgim për 10 persona

Prokurori publik Ljupço Kocevski publikoi rezultatet e para nga hetimi, duke zbuluar mangësi serioze në sigurinë e diskotekës “Puls”.
“Objekti nuk kishte hidrant, nuk kishte aparate për shuarjen e zjarrit, as dalje emergjente për evakuim – ose më saktë, kishte, por dera ishte e mbyllur me dry dhe pa bravë. Janë përdorur në mënyrë ilegale mjete piroteknike, ndërkohë që objekti kishte leje për industri të lehtë, jo për veprimtari gastronomike,” deklaroi Kocevski, duke përmendur edhe shkelje të tjera të ligjit.
Hetimet po vazhdojnë, dhe autoritetet paralajmërojnë procedura penale ndaj të gjithë përgjegjësve. Kocevski tha se për momentin është kërkuar paraburgim për 10 persona.
Sipas tij, nuk kishte qasje për automjetet e zjarrfikësve dhe ambienti i brendshëm ishte i veshur me gips karton pa veti kundër zjarrit. Mungonte tavani i varur me mbrojtje kundër zjarrit për të paktën 30 minuta, si dhe një sistem për mbyllje automatike të dyerve dhe njoftim për zjarr.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button