Klodian Braho merr drejtimin e SPAK nga Altin Dumani: Fokusi im, respektimi rigoroz i ligjit

Klodian Braho mori këtë të hënë, 22 dhjetor, drejtimin e SPAK. Altin Dumani i dorëzon detyrën kreut të Prokurorisë së Posaçme. Gjatë fjalës së tij Braho falenderoi Dumanin për punën e tij, teksa theksoi edhe një herë fokusin e punës së tij në këtë mandat 3-vjeçar.
“Shpreh falënderimin tim, marrja e detyrës është angazhim për të respektuar ligjin, për të mbrojtur pavarësinë e SPAK. Vlerësoj paraardhësit e mi në detyrë, zotin Kraja, zotin Dumani për guximin duke forcuar profilin e SPAK. Fokusi im do të mbetet respektimi rigoroz dhe respektimin e ligji. Institucioni do komunikojë në mënyrë të qartë, misioni i SPAK shkon përtej mandateve”, tha Klodian Braho.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button