Klasat në Gaza po rikthehen ngadalë në jetë pas sulmeve izraelite

Katër javë pas armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja në Gaza, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) ka nisur procesin e rihapjes së shkollave në gjithë territorin, pavarësisht bombardimeve të vazhdueshme izraelite dhe kufizimeve të rënda në dërgimin e ndihmave.
Që nga tetori i vitit 2023, mbi 300.000 nxënës të UNRWA-s janë privuar nga arsimi formal, ndërsa 97 për qind e shkollave të agjencisë janë dëmtuar ose shkatërruar.
Ajo që dikur ishin qendra të arsimit, sot shërbejnë edhe si strehimore për qindra familje të zhvendosura.



